Lipjani ” kryqëzimi” turistik mes Prishtinës e Shkupit

E pozicionuar në udhëkryq mes dy rrugëve të rëndësishme, që lidh Prishtinën me Shkupin, mu në zemër të Kosovës, gjendet Komuna e Lipjanit.

Rrreth qendrës, shihen pejsazhet e bukura  dhe mbersëlënëse.

Pozicioni i kësaj komune, është tepër e favorshme për zhvillimin e Ekonomisë dhe të Turizimit.

Bota shtazore e kësaj bukurie natyrore përbëhet nga mbi 900 kafshë të egra.

Gjithashtu, në të janë ndërtuar edhe 33 liqej artificial, për t’i shërbyer faunës së kësaj zone.

I përbërë nga drunjtë e gjatë shumëngjyrësh, dhe më barin e njomë, livadhet në këtë vend për gjueti të sigurt, të japin qetësi shpirtërore.

Zona malore e komunës shquhet për potencial të madh të turizmit të bazuar në natyrë si rezervati blinaja, bukuria e pejsazheve shalë-kleçkë dhe vargmalet e zhegovcit. Monumentet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, paraqesin pikat e atraksioneve turistike. Shpella e Mermertë në Gadime si qendër e monumentit natyror, paraqet një atraksion të veçantë kombëtar dhe ndërkombëtar. Mbajtja e orëve letrare“Shtjefën Gjeçovi” si dhe monumente dhe objektet e tjera, e bëjnë Janjevën një lokalitet të shkqëlqyeshëm turistik.Turizmi rural është i lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në zonat e larta kemi edhe fermerë të zhvilluar të cilët mund të ofrojnë shërbime të akomodimit duke dhënë me qira dhoma ose shtëpi të vogla për ata që dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimet cilësore të bujqësisë dhe blegtorisë, natyrës dhe gjahut.

Veçanti  kësaj komune i japing ujërat të cilat i i takojnë pellgut të Detit të Zi, ku Lumi Sitnica, i cili kalon nëpër këtë komunë e bën më të veçantë vendin duke i dhënë hijeshinë.

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qëndrore të Republikës së Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit.

Si vendbanim Lipjani njihet që nga koha Ilire e më vonë Romake si pjesë e qytetit Ulpiana e cila ndodhet në verilindje në largësi 10km. Lipjani në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të antikës së vjetër dhe periudhës bizantine.

Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vijnë deri te emri i tashëm Lipjan. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente-epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.

Në aspektin hidrografik ujërat në komunën e Lipjanit i takojnë pellgut të Detit të Zi, ndërsa lumenjtë më të mëdhenj janë lumi Sitnica dhe Drenica, të cilët janë edhe nën degë të lumit Ibër.

Lumi Sitnica është lumi më i madh në komunën e Lipjanit,  i cili degët më të zhvilluara i ka në anën lindore, ndërsa degët kryesore hidrografike të anës lindore janë: Lumi Janjevka, Lumi i Zhegovcit, Lumi i Gadimës dhe Lumi Sazlisë ndërsa, në anën perëndimore lumi më i zhvilluar është Lumi i Vërshevcit.

Rajoni i Komunës së Lipjanit ka klimë të mesme kontinentale me dimër relativisht të butë dhe verë mesatarisht të nxehtë dhe të thatë.

 

Trashëgimia natyrore dhe kulturore

Monumenti më i rëndësishëm natyror në komunë është shpella e Gadimës, e cila tashmë është pikë joshëse e turizmit. Ajo që e bën këtë shpellë më unike është mermeri i paraqitur natyror dhe pjesët horizontale të kristalit në tavanin e shpellës. Prej trashëgimisë natyrore është uji termal në fshatin baincë, rezervati blinaja, bukuritë e pejsazheve shalë-kleçkë dhe vargmalet e zhegovcit. Në komunën e Lipjanit ekzistojnë vetëm disa monumente historike apo gërmadha historike. Pjesët më të vjetra historike datojnë që nga koha e Ilirëve shekulli 5 dhe 3 para erës sonë, duke pasuar më pastaj gërmadhat e romakëve nga shekulli 3 dhe 4. Monumentet më të vonshme datojnë nga koha e mesjetës. Ndërsa vetëm disa monumente historike datojnë nga koha otomane. Objektet historike me rëndësi të veçantë kulturore janë: Qytetza në fshatin Gadimë e Epërme, Bicë, Kleçkë, Kisha e Noter Damit Lipjan, Rrënojat e Manastirit Sllovi, Xhamia e vjeter në Shalë dhe Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovit në Janajevë.

Tokat

Tipet më të përfaqësuara të tokave në territorin e Komunës së Lipjanit janë smonicat me më tepër se 25.24% të cilat me përjashtim të smonicave të përoduara sipas cilësive të veta dhe karakteristikave prodhuese janë toka mjaft të mira, të thella, kryesisht të përbërjes së argjilës së pasura me humus dhe Kalium aktiv. Pjesët në të cilat janë të koncentruara vendbanimet, janë toka aluviale. Në perëndim dhe veri të vendbanimeve janë zonat që përmbajnë tokat të tipit smonicë. Në verilindje të vendbanimit janë pjesët me smonicë jo-karbonate. Pjesa më e madhe e tokave i përkasin klasës së bonitetit II, III dhe IV. Në territorin e Komunës së Lipjanit tokat e klasës së bonitetit (I) dhe (II) përfshijnë 23% të sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Struktura e sipërfaqeve është relativisht e përshtatshme meqenëse në tokat bujqësore bëjnë pjesë më tepër se 60  % e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës, ato pyjore rreth 35 % dhe në tokat jo pjellore 19 %, të cilat i takojnë klasave të bonitetit VII dhe VIII, të cilat nuk janë të përshtatshme për prodhimtarinë bujqësore, të cilat do të kishin leverdi ekonomike, ato toka janë nën pyje ose të zhveshura të cilat mund të shfrytëzohen për aktivitete industriale duke respektuar kushtet mjedisore.

Ekonomia

Lipjani ka një pozitë shumë të përshtatshme në të gjitha aspektet. Komuna e Lipjanit ka një pozitë atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme . Lipjani si paralagje e Prishtinës, ka një infrastrukturë të mirë rrugore , ku e përshkojnë dy magjistralet kryesore , nyja e rëndsishme hekurudhore dhe aeroporti ndërkombëtar, krijojn një bazë të mirë për zhvillimin e aktiviteteve qoftë prodhuese , trgëtare, shërbimi dhe idustrisë përpunuese si dhe me fushën e gjerë dhe mjaft pjellore, mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës. Sektor tjetër i rëndsishëm është edhe turizmi, ku duhet përmendur Shpella e Mermertë në Gadime , ujin termal në Bajic, Parkun Blinaja dhe Qytezen e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qenë atraksione shumë të rëndsishme për Lipjanin. Në komunen e Lipjanit, veprimtarit kryesore sipas bizneseve që operojnë janë tregtia, transporti, prodhimi, ndërtimtaria , hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethxhirimit të shpejt të kapitalit shumica e bizneseve janë të orientuara në tregëti që shprehur në përqindje kap vleren 47.8%, transporti me 17.6% prodhimi 8.7%  ndërtimi 8.5%,  hoteleria me 7.0%  të tjera me 10.4%. Meqë komuna e Lipjanit posedon në pronsi të vetën 2080 h. tokë kjo i mundëson komunës investime të përbashkëta me partneritetin publiko-privat, në vazhdën e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zonë idustriale në verilindje të Lipjanit si është në përgatitje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një zone tjetër industriale në veri perëndim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat. Punsimi, në strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend të rëndësishëm. Gjithashtu, rëndësi e veçantë do ti kushtohet në strategjinë zhvillimore punësimit, këtë e mbështesim në resurse bujqësore që me investime të vogëla do të absorbonin numër të madh të puntorëve , mundsi tjetër e punësimit tek kjo zonë është edhe blegtoria dhe pemëtaria që mund të zhvilloheshin intensivisht në të dy krahët e komunës sonë që rrethojnë fushën e gjerë të Lipjanit. Sektor tjetër i rëndësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria nxjerrëse dhe përpunuese siç janë Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum kualitativ, Nikeli, miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e përpunimit të metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ketë sektor kemi ngecje për shkak të politikave jo të mira nga niveli qendror. Lipjani ka një perspektivë të mirë zhvillimi, interesimi i vazhdueshëm i investitorëve të huaj (ndertimi i fabrikës së tullave silikat, kolexhi Mehmet Akif) si dhe shumë investitorë të tjerë sidomos interesimi i tyre, por edhe i investitorëve vendorë për zonat industriale jep shpresë të mirë, se Lipjani së shpejti do të ketë një zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik.B.T

Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës në fund të shek. të kaluar (1873-1874),  Lipjani ishte një fshat i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor, krahas të cilit u ndërtuan fabrikat e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave dhe dyqane zejtare, kështu deri në fund te shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk kjo pjese e re e Lipjanit fitoi pamjen me krakater qyteze, kurse si qytezë është shpallur ne vitin 1920.

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë Maqedoni, qarkullimi kryesisht ishte përmes Greqisë (qyteti i Selanikut- ish Solun) kështu konkurenca e tregut dhe aktivitetet tregtare ndikuan në qendrat si: Mitrovica, Ferizaj dhe Lipjan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha si Prishtina, Gjakova dhe Prizreni . Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani .

Nga kjo rrjedh se ndikimi i Lipjanit më shumë shtrihet në rrethinën më të afërt si në pjesët perëndimore malore dhe kodrinore dhe kjo jo vetëm në pjesët që përfshijnë kufijtë administrativ, por edhe në pjesët e Drenicës së Epërme, me të cilën Lipjani është afërsisht i vetmi vendbanim me karakter qyteti.

Në anën tjetër si shembull i gravitimit të Drenicës Jugore krahas Lipjanit krijohet lëvizja e lirë natyrore. Nga kjo del se Lipjani – pozita gjeografike paraqet aspekt të gjerë dhe me interes ne raport me qendra më të mëdha.

Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor, e përmes Vrellës, edhe atij ajror, për shkak se Aeroporti i vetëm ndërkombëtar gjendet në territorin e Komunës së Lipjanit dhe është nga qendra vetëm 15 km.

Në anën perëndimore shtrihet rezervati Blinaja që do të mund të zhvillohej në një qendër rekreative dhe atraktive për tërë rajonin. Në Gadime gjendet Shpella e mermerit që paraqet një atraksion të rëndësishëm turistik,  jo vetëm për Komunën e Lipjanit, por për tërë Kosovën. Parku kulturo – historik në Kleçkë dhe Divjakë, si dhe qyteza e vjetër Janjeva, po ashtu, konsiderohen si vende atraktive për vizitorë.

Kjo makropozitë e territorit të Komunës si dhe e vetë qytetit Lipjan paraqet rrethana mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejshëm të Komunës. Përmes teritorit të Komunës së Lipjanit kalon hekurudha e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

 

Komuna e Lipjanit gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të Republikës së Kosovës.

Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, si vend i rëndësishëm. Perveç Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum.

Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.

Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527,  kur ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente – epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.

Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e Janjevës, u bë e njohur edhe Prishtina, që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.

Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës nga francezët, në fund të shek. të kaluar (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk, kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e çarshisë rreth vitit 1890, kurse kjo pjesë e re e quajtur “çarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.

Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afër stacionit hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti 1890. Mirëpo, me përfundimin e Luftës I-rë Botërore është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri në vitin 1912, në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të Vilajetit të Kosovës, që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga Bullgaria.

 

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.

Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit.

Në vitin 1918 fillon ndarja në Banovina. Lipjani ka qenë njësi nën prefekturën e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në Shkup. Më vonë Lipjani hyri në kuadër të rrethit të Graçanicës me seli në Prishtinë, kurse si qytet Lipjani është shpallur në vitin 1920. Nga viti 1925 bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: Shalë, Janjevë, gushtericë, Babush i Muhaxherëve, Magurë dhe Lepi. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më 1941.

 

 

Discussion about this post

Related Posts