Laguna e Karavastasë, mrekulli e natyrës dhe “Shtëpia e Pelikanit kaçurrel”

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe më e bukura në detin Adriatik. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës. Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja vendndodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit.

Karavastaja ka një sipërfaqe prej 4 300 hektarësh brenda dhe ndodhet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Vetë parku ka një sipërfaqe prej 22 230 hektarësh dhe përmban pyje me bimësi karakteristike, laguna, toka bujqësore, duna rëre si dhe toka jopjellore. Laguna e Karavastasë është shpallur një Zonë e Smeraldtë sipas Konventës së Bernës në 2008, një Zonë e Rëndësishme Zogjsh, si dhe një Ligatinor me Rëndësi Ndërkombëtare (ose Zonë Ramsar) që prej 1994.

Për të parë mrekullitë që të ofron Laguna e Karavastasë, vijnë vizitorë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga rajoni por edhe turistë të huaj. Turizmi i “bird watching” (vëzhgimi i shpendëve) në Divjakë, po fillon të zhvillohet dita ditës dhe janë të shumta kërkesat për këto lloj vizitash, të cilat më së shumti preferohen nga turistët e huaj. Të shikosh rrahjet e krahëve gjysmë metroshe të pelikanëve nuk ndodh çdo ditë të jetës. Këtë mundësi e ofron vetëm laguna e Divjakës. Të gjitha këto tregojnë potencialet e shumta që ka rajoni i Divjakës për zhvillimin e turizmit. Distanca nga rruga nacionale në rreth rrotullimin e Çermës për në bregdet është 18 km dhe për të ardhur në plazh mund të përdorësh transportin publik.

Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole, gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh ju mund ti shihni ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës. Laguna gjithashtu strehon një numër të madh zogjësh uji shtegëtarë. Në total janë numëruar 228 specie zogjsh. Ndërmjet zogjve që jetojnë në lagunë janë: Pelikani Kaçurrel, Çafka e Madhe e Bardhë, Rosa e Egër, Thëllëza, Bajukë, Lauresha, Pata e eger, Shqiponja e madhe, Shqiponja e detit, Dallendyshja e detit, Lejlekë etj. Ajo gjithashtu është një vend jetese për shumë specie në ruajtje si: Pelikani Kaçurrel, Shqiponja e madhe etj.

Janë rreth 29 lloje të ndryshme amfibësh dhe reptilësh (duke përshirë Breshkën e ujit të detit) dhe 25 lloje gjitarësh duke përshirë Vidrën, Nuselalën, Kaprollin dhe Dhelprën e kuqe.

Laguna e Karavastasë është një vend i mirë për një vizitor në kërkim të aventurave, dhe megjithëse nuk ka akoma një infrastrukturë turizmi në zonën e lagunës, ajo ofron mundësi shumë të mira eko-turizmi si dhe mundësi për të parë zogjtë dhe natyrën.

Ju mund të merrni një shofer në Divjakë dhe ti kërkoni atij që tju çojë në Dajlan, vendi ku ndodhet kanali më i madh prej të tre kanaleve që lidhin lagunën me Adriatikun. Është një vend shumë i mirë për tu afruar pranë ujit dhe për ti parë peshkatarët në punë. Gjithashtu ju mund të zbrisni nga autobusi i plazhit të Divjakës tek hyrja e pyllit dhe të ndiqni një prej rrugëve me zhavorr në të majtë (drejt jugut), dhe ato do tju çojnë në një labirint kanalesh të vegjël uji që përbëjnë pjesën veriore të lagunës.

Laguna e Karavastasë ndodhet pranë Plazhit të Divjakës, kështu që ndiqni të njëjtat drejtime për të shkuar aty.

Laguna e Karavastasë përbën një burim të ardhurash për popullsinë lokale që jeton brenda parkut tradicional. Këtu, njerëzit varen nga laguna për jetesën e tyre duke u marrë me zejtari, me restorante të vogla, duke zhvilluar guida për turistët dhe peshkim tradicional, duke respektuar teknikat dhe periudhat e peshkimit.

Kullat e drurit, të ngritura kohët e fundit në mes të pyllit, ka rritur numrin e grupeve familjare që dëshirojnë të shkojnë për të kaluar një drekë dhe për të ngjitur këto kulla 30 metërshe që u mundësojnë atyre të shohin mbi parkun me pisha të larta.

Në lagunë mund të organizohen gjithashtu kajak ose udhëtime të vogla me varka. Ndërkohë që lundroni përreth lagunës, mund të imagjinoni se ndodheni në një mjedis perfekt, ndërkohë që zhyteni në qetësinë e kësaj zone. Ndodheni në një botë tjetër apo kjo është reale?

Liqeni është gjithashtu një tërheqje për të porsamartuarit, të cilët e vizitojnë për të bërë foto në kujtim të një prej çasteve më të rëndësishme të jetëve të tyre. Këto foto do të përjetësojnë çastet e një dite të mbushur me romancë dhe dashuri, kur dy shpirtra bëhen një. Çfarë fillimi i mrekullueshëm për një tjetër udhëtim bashkërisht brenda vetë jetës!

Discussion about this post

Related Posts