Fundjavë në llixhat e Bënjës, ujërat termale me veti kurative joshin turistët

Destinacioni i radhës ku Triptoalbania.al është ndal është një nga bukuritë natyrore më të ralla në Shqipëri, që tërheq vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Por nuk mjafton me kaq, pasi përveç bukurisë natyrore ky destinacion është edhe kurativ. Bëhet fjalë për banjat termale të Bënjës, të cilat janë shpallur monument natyre.

Ujërat termale të Bënjës,  të cilat ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit, janë një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij.

Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.

E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës, madje gjatë vizitës tonë në këto banja, dukej sikur nduk do gjeje vend për tu larë nga frekuentimi i lartë.

 

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica.

 

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës.

 

Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike.

Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate. Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e pandotur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

Shpellat e saj janë po ashtu pasuri unike arkelogjike e Shqipërisë pasi datojnë me vendbanime prehistorike.

 

Dhe nëse doni të kaloni një ditë unike, padiskutim duhet të zgjidhni ta kaloni patjetër në ujërat termalë të Bënjës.

Discussion about this post

Related Posts