Do mrekulloheni nga Kalaja e Bashtovës , e vetmja në Ballkan e ndërtuar në fushë

Sot kam vendosur tju tregoj për një kala, e cila nuk është shumë e njohur, por që ka vlera të larta kulturore dhe monumentale, e për më tepër një pamje shumë interesante nga ana arkitekturore.

Bëhet fjalë për kalanë e Bashtovës, e cila ngrihet pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit.

 

Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare.

Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave.

Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash, mendohet se kjo Kështjellë ose Kala ka qenë 2 katëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës.

Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlera të larta, të cilën do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.

 

E veçanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle është se kjo kjo Kështjellë është e vetmja Kështjellë në Ballkan e ndërtuar në fushë. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.

Në këtë kështjellë janë bërë festa dhe evente të ndryshme, siç është dhe MISS SHQIPERIA 2012.

Sot ky monument vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Kështjella e Bashtovës është një pasuri kulturore dhe me shumë vlera. Në këtë monument kulturor janë gjetur, sende ose gjera kulturore që vërtetojnë një histori të lashtë, jo vetëm për Kështjellen por dhe për fshatin e Vilë-Bashtoves. Sendet e gjetura në këtë monument ruhen sot ne Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete Keshtjelle ,duhet te kaloni fshatin Vilë-Bashtovë,ose në perëndim të fshatit. Kalaja e Bashtovës është një mrekulli e vërtetë.

 

Kjo kala është futur në listën e shqyrtimit për t’u pranuar në Unesco. Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegacioni Shqiptar për Unescon.

Discussion about this post

Related Posts