Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimin e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeministër I.Qemalin. Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj, fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës.
Muzetë në botë janë të rrallë ku historia e tyre dhe godinat e tyre të jenë kaq pranë detit. Historia e kësaj godine ku shërbeu qeveria e Vlorës, Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I. Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,veçse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit, por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”Deri në vitin 1932 ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik.
Objektet e sistemuara brenda, ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apollonisë. Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeut arkeologjik. Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939. Pas këtij viti, ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto, dokumente, armë, vepra arti, relikte të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.
Discussion about this post